E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet perjashtim nga tarifat doganore

Miratohet ne komisionin parlamentar ligji qe perjashton emigrantet e kthyer nga taksat doganore jo vetem per mjetet personale por edhe makinerite e pajisjet qe ata sjellin per qellime biznesi. shte parashikuar qe kjo kategori te perfitoje sherbime per femijet qe kane si qellim kurse dhe kurrikula per njohjen e gjuhes shqipe. Ndersa per emigrante te tjere qe kthehen te kene mjetet e nevojshme te jeteses duke ofruar keto sherbime si konsulence per investime kredi per strehim etj. tha dje drejtoresha e Politikave te Migracionit ne Ministrine e Punes  Albana Shtylla. Ajo sqaroi se ndryshimet nuk kane efekte financiare per buxhetin e shtetit. Ligji i ri i cili i eshte imponuar qeverise shqiptare nga Bashkimi Europian ka per qellim te lehtesoje integrimin e shtetasve te rikthyer nga emigracioni duke parashikuar nje sere lehtesirash per ta. Ndryshimet ne ligj parashikojne edhe Regjistrat per emigrantet i cili ngrihet ne Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimit Kombetar te Punesimit. Po keshtu do te behet i mundur krijimi i nje banke te dhenash per ruajtjen e te dhenave te shtetasve shqiptare te kthyer dhe te regjistruar prane sporteleve te migracionit. Ne kete menyre sportelet e migracionit do te sherbejne si pike kyce ne nivel vendor per te kryer vleresimin e nevojave te personave te kthyer per tu dhene atyre informacionin qe u nevojitet si edhe per ti referuar keta persona ne institucione qe japin sherbimet perkatese. Ndryshime jane propozuar edhe ne nenin qe percakton leshimin e dokumentit Statusi i emigrantit duke e lidhur statusin me sherbimet qe ata perfitojne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›