E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine 72 ore para kompjuterit nderron jete

Qëndron në kompjuter për 72 orë pa ndërprerje, vdes. Ky ka qenë fati i një 30 vjecari në Kinë, i cili kishte luajtur tre ditët e fundit të jetës së tij në kompjuter pa ngrënë, pa pirë dhe pa fjetur. Ai është ndjerë keq ndërsa ndodhej në lokal dhe sipas gazetës Beijing Times, i riu ka hyrë në koma dhe më pas ka humbur jetën. Mjekët thanë se në fillim ka reaguar ndaj ilaceve edhe pse shumë dobët.

"Shumë herë ka shtrirë krahun dhe ka marr një pozicion të cuditshëm, e më pas vdiq", thotë një nga personat e ndihmës së shpejtë. Në Kinë vuajnë 33 milionë të rinj nga varësia e lojrave informatike. Sipas dëshmitarëve të klientëve të pikës së internetit ku qëndroi 30-vjecari, viktima kishte shpenzuar rreth 10 mijë jen, afërsisht një mijë euro, për 'pasionin' e tij ndaj lojrave.

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›