Fluks kërkesash për doktoraturat, mesatarja kriter seleksionues
22/02/2011 Rrokaj: Nevojiten ndryshime në ligjin e arsimit të lartë për të shmangur masivizimin
Fakultet e Universitetit të Tiranës raportojnë një numër të lartë kërkesash për studimet e doktoraturës. Ndryshe nga vitet e shkuara, fluksi i kërkesave për këto programe studimesh rezulton të jetë disa herë më i lartë krahasuar me kuotat e miratuara për çdo program, çka kushtëzon vendosjen e kritereve për përzgjedhjen e fituesve. Sipas përcaktimeve të bëra, mesatarja do të jetë edhe kriteri bazë i seleksionimit të kandidatëve që do të pranohen në shkollën doktorale. Pavarësisht kësaj një problematike e ngritur nga drejtuesit e fakulteteve është edhe ajo e masivizimit të këtyre programeve. Kreu i një ndër fakulteteve që ka shënuar një fluks të lartë kërkesash për këtë tipologji studimesh Shezai Rrokaj, ka pohuar se duhet të merren masat ndaj shmangies së masivizimit të këtyre studimeve, sikundër ka ndodhur tashmë me pranimet në ciklet master. Për këtë dekani Rrokaj shprehet se duhet të ketë një rishikim të ligjit të arsimit të lartë, që mos të ndodhë masivizim i doktoraturave ashtu si ndodhi me masterat. Sipas tij, aplikuesit duhet të mendojnë se me shkollën doktorale mund të specializohesh ose për kërkime shkencore ose për diplomaci, ndaj duhet të dinë se doktoratura nuk ofron vende të tjera pune, pavarësisht se arsimimi arrin në nivelet më të larta. Aktualisht pranë këtij fakulteti është mbyllur faza e aplikimit për kandidatët që duan të studiojnë në një nga shtatë programet studimore që ofrohen në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Për vitin akademik 2010-2011 studimet e doktoratës në këtë fakultet do të ofrohen në programet ku përfshihen degët: “historisë, shkenca komunikimi dhe informimi, marrëdhënie ndërkombëtare, trashëgimi kulturore dhe arkeologji, gjeografi, kërkime gjuhësore si dhe studime letrare. Duke filluar nga dita e djeshme e deri më datën 1 mars, komisionet e ngritura pranë këtij fakulteti do të shqyrtojnë të gjitha dosjet e regjistruara. Komisionet e ngritura në secilin departament do të klasifikojnë edhe dosjet e dorëzuara duke selektuar fituesit, të cilët do të miratohen nga Këshilli i Profesorëve më 15 mars. Tarifa e shkollimit për të gjitha degët në total do të jetë 204,600 lekë. Derdhja e kësaj pagese do të ndahet në tri këste sipas kohëzgjatjes së ciklit të studimit. Për ciklin trevjeçar për secilin nga të tria këstet kandidati i shpallur fitues do të paguajë tarifën vjetore prej 68,200 lekë. Ndërsa për studentët e doktoraturës që e kanë programin 2-vjeçar, e njëjta pagesë do të ndahet në dy këste, të cilat do të paguhen gjatë dy viteve të ndjekjes së studimit në masën 102,300 lekë.