E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria amerikane beni kujdes. Ambasada Si te mos bini pre e mashtrimeve

/ /

Kujdes nga mashtrimet me lotarine amerikane. Paralajmerimi vjen nga Ambasada e SHBA-se ne vendin tone. Ne nje njoftim per mediat pervecse behet me dije cila mund te jete praktika e abuzimit me personat qe kane aplikuar sqarohet edhe procedura e rregullt qe ndiqet per shpalljen e fituesve. Nese keni marre poste elektronike e-mail qe ju lajmeron se aplikimi juaj per programin e DV-se vizat e shumellojshmerise ka qene i suksesshem dhe ju kerkohet qe te dergoni para ne emer te nje individi apo biznesi ju mund te beheni viktime e nje mashtrimi nese i pergjigjeni atij e-maili thuhet ne deklaraten e Ambasades Amerikane ne Tirane.

Sipas perfaqesuesve te saj ne vitet e meparshme kandidatet e suksesshem te DV-se jane njoftuar nga Departamenti i Shtetit Qendra Konsullore Kentucky QKK nepermjet postes me leter jo me e-mail. Ne kete procedure jepeshin udhezime se si do te vazhdohej me hapin e ardhshem te atij procesi. Qendra Konsullore Kentucky nuk do tju kerkoje kurre te dergoni para thuhet ne njoftimin e Ambasades.
Perzgjedhja kete vit
Kete vit do te ndiqet nje praktike e re per perzgjedhjen e fituesve te lotarise amerikane. Nese keni aplikuar per DV-2012 njoftimi zyrtar i perzgjedhjes do te behet online duke filluar nga data 1 maj 2011 ne faqen e internetit http//www. dvlottery. state.gov/ nepermjet opsionit Kontroll i Statusit te Aplikimit Entry Status Check ben me dije Ambasada. Perfaqesuesit e saj theksojne se kjo eshte e vetmja  menyre ne te cilen aplikantet do te marrin njoftim mbi statusin e aplikimit. Nese jeni perzgjedhur atehere duhet ti pergjigjeni udhezimeve te njoftimit qe mundesohet nepermjet Kontrollit te Statusit te Aplikimit. Procesimi i rastit tuaj do te filloje vetem pasi ti jeni pergjigjur Kontrollit te Statusit te Aplikimit thuhet ne njoftimin Ambasades. Sipas tij ne kete pike aplikanti mund te marre komunikim me e-mail direkt nga Qendra Konsullore Kentucky QKK e cila do te informoje per te shqyrtuar Kontrollin e Statusit te Aplikimit per informacione te reja ne lidhje me aplikimin e bere. Por QKK-ja kurre nuk do tju informoje perpara kesaj pike dhe ajo kurre nuk do tju kerkoje ti dergoni para thekson Ambasada Amerikane. Ne komunikaten e saj theksohet gjithashtu se nese nje aplikant merr nje e-mail i cili duket te jete nje njoftim mashtrues DV-je ai keshillohet qe ky e-mail te dergohet ne adresen e postes elektronike Tirana Ky email po mbrohet prej spambots-ave te duhet JavaScript me e pa .
Paralajmerimet
Ambasada ve ne dispozicion edhe sajtet ku mund te lexohen te plota paralajmerimet e Departamentit te Shtetit dhe Komisionit Federal te Tregtise. Ne keto sajte ofrohen edhe pergjigje per pyetjet me te shpeshta qe mund te bejne aplikantet per te njohur nje praktike mashtruese. Lutemi te lexoni paralajmerimin e Departamentit te Shtetit ne adresen e internetit http//travel.state.gov/visa/immigrants/types/types1749.html rreth skemave te mashtrimeve me vizat e shumellojshmerise dhe paralajmerimin e Komisionit Federal te Tregtise ne adresen e internetithttp//www. ftc.gov/bcp/edu/pubs/consumer/alerts/alt003.sht thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane.

Tre pyetjet me te shpeshta te aplikanteve

Si mund ta di nese nje faqe interneti ose e-mail eshte nga qeveria e SHBA-se

Faqet e internetit qe mbarojne me .gov si prapashtese ne domain jane faqet zyrtare te qeverise. Per tu lidhur drejtperdrejt me me shume se 200 faqe interneti te Ambasades Amerikane dhe konsullatave te saj vizitoni faqen  www.usembassy.gov. Te gjitha faqet zyrtare te internetit te qeverise amerikane gjithashtu perfundojne me GOV dhe cdo informacion per Visa i ardhur prej tyre eshte zyrtar dhe i sakte. do korrespondence qe jep informacione per vizat dhe vjen nga adresa qe nuk perfundojne me gov konsiderohet i dyshimte. 

shte informacioni per emigrimin nga faqet e tjera te internetit zyrtar
Shume faqe te tjera te cilat nuk jane qeveritare adresat e te cilave perfundojne me .com .org .net siguroje informacion te ligjshem dhe te dobishem lidhur me shperblimet e  emigracionit dhe te vizave. Pa marre parasysh permbajtjen e faqeve te tjera Departamenti i Shtetit nuk miraton te rekomandoje ose sponsorizoje cdo informacion ose material shfaqur ne keto faqe te tjera. Informatat e dhena mund te mos jene te sakta. Keshtu qe gjithmone duhet te verifikohet duke  konsultuar nje burim zyrtar qeveritar te SHBA-se. Aplikantet per vize jane keshilluar qe te jene te kujdesshem ne te gjitha marredheniet me kompanite qe pretendojne te ofrojne cdo ndihme ne marrjen e vizave amerikane.

Si mund ta njoh nje faqe interneti qe mashtron apo nje e-mail
Disa nga faqet e internetit dhe e-mailet perpiqen qe te afrojne klientet dhe publikun duke i bere te mendojne se ato jane faqe zyrtare interneti te qeverise se SHBA-se. Keto faqe interneti jane te dizenjuara per te dale zyrtare dhe shpesh kane imazhet e flamurit amerikan Shtepise se Bardhe apo Statujes se Lirise. Ajo cka u mungon ketyre faqeve eshte prapashtesa gov ne adresat e tyre. Kjo do te thote se te gjitha keto adresa dhe informacionet qe vijne prej tyre konsiderohen si te dyshimta.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›