Emigrantët rikthehen në vendlindje, Samir Haxhi investon në Gjirokastër

Vitet ’90 kanë nxitur mjaft gjirokastritë të emigrojnë drejt shtetit helen për një jetesë më të mirë. Të ardhurat që kanë siguruar nga puna në emigracion i kanë vënë në dobi për të investuar në vendlindje. Një ndër ta Saimir Haxhi i kthyer prej disa vitesh nga emigracioni ka investuar në një banesë në lagjen Cfakë të cilën e ka kthyer në ambient akomodimi në shërbim të turizmit.
Prej tre vitesh godinën në të cilin ka investuar e ka nisur me një dhomë dhe tashmë kjo bujtinë disponon 9 dhoma të cilat mirëpresin vizitorë vendas dhe të huaj. Turistët që kanë ardhur kanë qenë spanjollë dhe britanikë dhe kanë mbetur të kënaqur nga mikpritja dhe nga bukuritë që ofron vendi ynë sidomos qyteti i gurtë.
Administratori Haxhi apelon ndaj bashkëatdhetarëve që janë në emigrim të kthehen në vendlindje për të investuar në sektorin e turizmit pasi ka prespektivë dhe kjo falë investimeve që janë kryer në qytet.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/