E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Petkoviç: ‘Fiasko e plotë’, Kurti dhe Osmani synojnë pushtimin e veriut

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka komentuar zgjedhjet në 4 komunat në veri të Kosovës, duke thënë se procesi paraqet një “fiasko të plotë” të Kryeministrit, Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Petkoviç, Kurti dhe Osmani thërritën zgjedhjet e parakohshme me “synimin për të pushtuar veriun”.

Më tej, ai tha se 1.566 shqiptarë dhe 13 serbë morën pjesë në zgjedhjet speciale në katër komuna në veri të Kosovës dhe saktësoi se kjo është gjithsej 3.47 për qind nga 45.095 votues në listën e zgjedhësve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur ditën e djeshme (23 prill) përfundimin e procesit zgjedhor në 4 komunat në veri të Kosovës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq.

Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, sipas KQZ, votuan 1.567 qytetarë, ose 3.47 për qind e votuesve.

Pjesëmarrja në zgjedhje, sipas komunave:

Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind

Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›