Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas zgjedhjeve
Nis rikthimi në Greqi i emigrantëve shqiptarë të cilët erdhën në Shqipëri për zgjedhjet e 28 qershorit. Pikat doganore po punojnë normalisht dhe mësohet se s’ka radhe të gjata.
KORÇE- Rikthehen në Greqi, emigrantët shqiptarë të cilët erdhën në atdhe për votimet e 28 qershorit. Burime doganore bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, kanë udhëtuar drejt Greqisë mbi 250 emigrantë dhe 730 mjete. Për përballimin e fluksit në pikën doganore shqiptare po punohet me 4 sportele, për të shmangur kështu krijimin e radhëve të gjata.
Ndërkohë edhe nga pala greke po punohet me ritme normale për pasojë nuk janë krijuar radhë të gjata. Qindra emigrantë të tjerë i janë drejtuar pikës kufitare të Kapshticës që në orët e para të ditës së sotme dhe deri në mesditë, kryen procedurat e kalimit të kufirit 7 autobusë me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, si dhe një numër i madh autoveturash. 40 mijë emigrantë u rikthyen nga pika kufitare e Kapshticës për të marrë pjesë në votimet e 28 Qershorit, pasi ministria e Brendshme e Greqisë garantoi lëvizjen e lirë në të dy anët e kufirit. (a.r/balkanweb)