E Shtunë, 31 Tetor 2026

26 vite burg për 3 të akuzuar për trafik droge

Krimet e Rënda dënojnë me 26 vite burg tre shtetas të cilët akuzohen për trafik narkotikësh në tentativë dhe vjedhje me dhunë. Tre shtetasit njëri prej të cilëve kosovarë u arrestuan në 2006 nga policia e Mirditës. 

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 26 vite burg tre shtetas të akuzuar për trafik lëndësh narkotike të mbetur në tentativë si dhe vjedhje me dhunë.
Tre shtetasit janë Ismail Kllokoqi, nga Kosova, i cili është shpallur fajtor nga Krimet e Rënda duke u dënuar me 10 vite burg. Paulo Gjoka dhe Artan Kamberi, nga Tirana, janë dënuar përkatësisht me 8 vite burg secili.
Personat e lartëpërmendur u arrestuan nga policia e Mirditës në vitin 2006, me rreth 3.9 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë.
Fillimisht, forcat e policisë ndaluan shtetasit Artan Kamberi dhe Paulo Gjoka, të akuzuar për vjedhjen me dhunë të shtetasit kosovar Ismail Kllokoqi. Në bagazhin e automjetit me të cilin po udhëtonin Kamberi dhe Gjoka u gjet një gomë automjeti brenda së cilës ishin fshehur 8 pako të dyshuara lëndë narkotike e llojit heroinë.
Hetimet e mëtejme, çuan në ndalimin e dy shtetasve të tjerë, Ismail Kllokoqi dhe Fatmir Maliqi nga Kosova, si të dyshuar për transportimin e lëndës narkotike nga Tirana në drejtim të Kosovës. (a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›