Emigrantet shtojne aksidentet

Por ne te gjithe vendin policia llogarit 180 njolla te tilla.
Policia rrugore konfirmon se muaji qershor u mbyll me bilancin tragjik te 40 te vrareve nga aksidentet rrugore.
Si faktor i shtimit te aksidenteve ekspertet shohin shtimin e trafikut dhe rikthimin e emigranteve per sezonin e veres, keta te fundit te pamesuar me rruget shqiptare, por qe ne shume raste thyejne rregullat e qarkullimit ne menyre te vullnetshme.
Tre muajt e veres regjistrohen prej vitesh si periudha me fatkeqe e qe sjell me shume te lenduar nga aksidentet rrugore.
“Numri i aksidenteve mbetet shume i larte ne krahasim me standardet e lejuara. Gjeje rastin qe tu bej thirrje te gjithe drejtuesve te mjeteve qe te zbatojne rregullat e qarkullimit rrugor”, theksoi shefi i policise rrugore, Shkelzen Alia.
Nderkaq nje studim i fundit numeron si rruget me te tmerrshme ku vdesin njerez 180 akse, ne varesi te te cilave policia rrugore ka hartuar edhe sherbimet e saj.
“Rruge problematike mbetet aksi per ne Shkoder, por edhe autostrada Fier-Lushnje”, eshte shprehur Alia.
Dy shkaqet e tjera per shtimin e aksidenteve kane lidhje me mbishpejtesine dhe perdorimin e alkoolit.