E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr pjesë në festivalin veror të Ohrit

Presidenti Bamir Topi u nis sot në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në "Festivalin Veror" të Ohrit, me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, njoftonte të dielën zyra e shytpit te Presidentit. Duke ju referuar këtij njoftimi po sot Presidenti Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov do të jenë së bashku në një drekë pune në Ohër, në një ndër pikat pikat turistike dhe historike të qytetit të të vjetër të Ohrit.
Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi së bashku me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu do të jenë të pranishëm sonte në hapjen e Festivalit të 49-të Ndërkombëtar Veror të Ohrit, ku midis të tjerësh do të luajë edhe kompozitori italian me famë botërore, Enio Morrikone, sipas njoftimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›