E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Duam rinumërimin të kutive, ndryshe nuk njohim parlamentin

Partia Socialiste në një deklaratë për shtyp ka kërkuar rinumërimin publik të një sërë kutish përndryshe kjo forcë politike nuk do tw njoh parlamentin e ri. Sipas zëdhënëses Armela Imeraj Partia Socialiste kërkon rinumërim të kutive në qarqet Berat, Shkodër dhe Tiranë.
"Sot shqiptarët filluan të shohin me sytë e tyre se çfarë ka në kutitë e marra peng në Fier nga Sali Berisha. Orë pas ore të gjithë do të kuptojnë jo vetëm pse Sali Berisha i morri peng këto kuti, jo vetëm pse Ilir Meta nxitoi ta shpallte martesën me Sali Berishën pa u hapur kutitë e Fierit,Beratit Shkodrës, Tiranës e gjetkë" ka theksuar Imeraj. Ajo gjithashtu u shpreh se PS-ja është e vendosur të mos e njohë parlamentin pa u lexuar çdo votë e marrë peng nga Sali Berisha, përmes një komisioni qendror zgjedhor që kryeministri i rrëzuar në 28 qershor kërkon ta kthejë në një kapak të krimit të tij elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›