E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, shtyhet orari i aplikimit per pasaporta

Tirane-Ne fluksin e ardhjes se emigranteve prane familjeve te tyre per festat e fundvitit, Ministria e Brendshme do te krijoje lehtesira per aplikimin dhe pajisjen e tyre me pasaporte biometrike. Keshtu kjo ministri njofton se nga dita e djeshme, zyrat e aplikimit per pasaporta biometrike do te sherbejne per qytetaret, nga ora 08:00 e mengjesit deri ne oren 18:00 te mbremjes. Keto zyra do te jene te hapura ne te gjitha bashkite dhe komunat e medha, me te njejtin orar edhe diten e shtune dhe te diel. Sherbimi per qytetaret do te ofrohet edhe ne daten 31 dhjetor nga ora 08:00 deri ne oren 15:00. Zyrat nuk do te jene te hapura ne daten 25 dhjetor, qe eshte festa e Krishtlindjeve.
Ne te njejtat orare do te punojne edhe zyrat e shperndarjes se pasaportave biometrike prane drejtorive dhe komisariateve te policise. Ministria e Brendshme u bene thirrje te gjithe qytetareve, te shfrytezojne kete mundesi dhe te gjithe kohen e sherbimit te zyrave perkatese per te aplikuar dhe per t'u pajisur me pasaporta biometrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›