E Diel, 1 Nëntor 2026

Gezon vetem nje muaj liri, kapet shqiptari i arratisur nga burgu

Nuk ka zgjatur vecse nje muaj liria, per nje shqiptar te arratisur nga burgjet italiane. Policia e ketij vendi, ka mundur dje te vere ne pranga, 25-vjecarin Taulant Toma, i cili ne daten 9 nentor te ketij viti, ishte arratisur nga burgu i Ternit. Duke perdorur carcafin e qelise, shqiptari kishte mundur te arratisej pa rene ne syte e policise.
Taulant Toma, akuzohet per grabitje. Sipas mediave italiane, ai se bashku me 2 shqiptare te tjere, grabisnin vilat e banoreve te ketij vendi. Toma se bashku me pjesetaret e tij te grupit, kishin grabitur 7 vila brenda nje viti, ne zonen e Italise se Veriut. Arrestimi i tyre u be i mundur pas dy operacioneve te ndryshme te policise. Sipas policise italiane, ne momentin e arrestimit, ne provincen Casarile te Milanos, Tomes iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pistolete me silenciator, 24 grame kokaine dhe shume objekte te vjedhura ne vila si; televizore, bizhuteri, karta krediti dhe 4 celesa makinash te vjedhura. Ndersa operacioni i dyte i policise italiane, coi ne arrestimin e 24-vjecarit Mirel Marku, i ndaluar dhjetorin e kaluar teksa po kryente nje vjedhje ne banken e Milanos dhe Valentin Lazrit 27 vjec. Ne dhomen e hotelit ku strehoheshin dy te arrestuarit, jane gjetur 600 grame kokaine dhe 20 doza te paketuara, gati per perdorim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›