E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kerkuari nga SHBA per trafik makinash

Tirane-Pas 11 vjet kerkimesh kapet ne Shqiperi, nje person i kerkuar nga drejtesia amerikane. Pas nje operacioni te mireorganizuar nga Drejtoria e Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe strukturave lokale te policise, eshte vene dje ne pranga ne Shkoder, Francesk Pashko Pashku, alias Fran Malocaj. Pasi kane marre informacione te sakta per vendndodhjen e tij, mengjesin e djeshem efektivet e policise kane kryer edhe arrestimin e te kerkuarit, pikerisht ne vendlindjen e tij ne Shkoder. 43-vjecari nga fshati Trush i Shkodres, ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga organet e drejtesise amerikane. Fotoja dhe te dhenat e tij jane publikuar ne listen e personave te shumekerkuar nga Interpoli. Burime te policise bene te ditur se ne momentin e arrestimit, 43-vjecari nuk ka bere rezistence. Ai gezonte dy nenshtetesi, shqiptare dhe ate amerikane. Sipas ketyre burimeve, Fran Malocaj ne vitet 1997-1998 ka qene i perfshire ne vjedhjen dhe transportin e automjeteve luksoze nga Nju Jorku drejt Xheksenvill, ne Florida te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, me qellim rishitjen e tyre. Per kete aktivitet te kundraligjshem, ai eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet amerikane. Gjykata e Florides ne SHBA, ka leshuar urdher-arrestin per Fran Malocajn, per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike". Por per vite me radhe Malocaj ka mundur t'i fshihet kerkimit te drejtesise amerikane. Duke perfituar edhe nga nenshtetesia qe ka mundur te marre ne kontinentin e larget, Malocaj eshte larguar dhe pergjate gjithe ketyre viteve, nuk ka mundur te shkele ne token amerikane. Arrestimi i tij ne Shkoder, u be i mundur pas nje bashkepunimi te Interpol Tirana me Interpol Washington, me qellim ekstradimi drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ledi Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›