E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar, mbyt me kavo çeliku 51-vjeçarin grek

Athinë, 11 gusht NOA Një emigrant shqiptar është denoncuar sot në policinë greke si autor i mbytjes me kavo çeliku të një 51-vjeçari grek, i cili arriti të dalë nga rreziku për jetën pas ndërhyrjes mjekësore.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës, në Kiliks, pranë kilometrit të tetë të rrugës shtetërore Polikastru-Selanik në Greqi.

43-vjeçari nga Shqipëria, me qëndrim të rregullt në vendin fqinjë, kishte probleme personale me 51-vjeçarin grek.

Këto probleme lindën gjatë udhëtimit të tyre me makinën që drejtonte shtetasi helen.

Në një çast gjaknxehtësie, 43-vjeçari shqiptar dle nga makina, rrëmben një kavo çeliku dhe ia vë në fyt 51-vjeçari grek duke tentuar ti marrë jetën me mbytje.

Kjo përpjekje ka zgjatur disa minuta dhe burri grek ka humbur ndjenjat. Duke menduar ai kishte vdekur, emigranti shqiptar e ka lënë në makinë dhe ka vrapuar në drejtim të paditur.

Nja një orë më vonë, 51-vjeçari grek ka dalë nga gjendja e të fikëtit dhe ka kërkuar ndihmë. Një makinë policie ka mbërritur në pak minuta dhe e ka dërguar në spital, ku i marrë në pyetje ka treguar ngjarjen që i ndodhi.

Mjekët thanë se gjendja e të dëmtuarit është e rëndë por nuk paraqet rrezik jete

Pasditen e sotme, policia konfirmoi se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes, 43-vjeçarin shqiptar, të cilin e akuzon për vrasje të mbetur në tentativë. Ai u kap nga forcat policore të Polikastrës, pa rezistencë. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit mes dy burrave, por hetimet po vazhdojnë.

n.s/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›