E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA arreston në Fier Selami Hasanajn, vrasësin e nipit të Ben Qimes

Fier, 12 Gusht NOA Fotot Update I shumëkërkuari Selami Hasanaj, i cili është dënuar për vrasjen në vitin 2003 të nipit të Ben Qimes, u arrestua para pak orësh në një operacion special të policisë në Fier, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Mësohet se i shumëkërkuari tentoi të arratisej nga shtëpia ku gjendej i fshehur, por për shkak të rrethimit policor, dështoi dhe u dorëzua më tej, pa bërë rezistencë.

Operacioni u krye nga forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me forcat policore lokale, pohoi për agjencinë NOA, një burim zyrtar i Drejtorisë së Policisë së Fierit.

Selami Hasanaj, 43 vjeçar, lindur e banues në Fier, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen rëndë të një të treti, në një ngjarje të ndodhur gjashtë vjet më parë në qytetin e vendbanimit.

Bëhet fjalë për ekzekutimin në mes të qytetit të të riut Julian Isufaj, nipi i Ben Qimes, siç njihet Arben Isufaj, në vitin 2003.

Viktima gjendej së bashku me shokun e tij Bledar Kastrati i cili u plagos rëndë në këtë ngjarje.

Po ashtu, humbi jetën edhe kambisti Esat Tare. Gjithçka ndodhi në momentet kur dy të rinjtë po këmbenin një shumë të hollash në tregun e kambistëve të qytetit.

Policia tha atëherë se ngjarja erdhi për shkak të hasmërive të vjetra mes familjeve Hasanaj dhe Isufaj dhe pak kohë më vonë, Selami Hasanaj u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Në aksionin e sotëm policor, RENA zbuloi në banesën e Hasanajt, dy pistoleta, një TT dhe një Zastava.

/e.b/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›