E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse vija e ujit të kalon te toka ime, masakron fqinjin me sopatë

Gjirokastër, 12 gusht NOA - Pse vija e ujit të kalon te toka ime, ishte pyetja plot skërmitje dhëmbësh që një 41-vjeçar i bëri të riut fqinjë me të dhe duke e kërcënuar se do të merrte veten më qafë për ca grushte ujë, nuk e bëri fjalën dy, dhe e masakroi 21-vjeçarin me sopatë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Gjirokastrës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, konfirmuan sot për agjencinë e lajmeve NOA se kryen arrestimin e të dyshuarit, Vladimir Muhaj.

I prangosuri 41-vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Katundishtë të rrethit Përmet, ishte i dënuar më parë për veprën penale të Armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit ndaj Personit në policinë e Gjirokastrës thanë se i dyshuari nuk bëri rezistencë gjatë kapjes së tij sot (e Mërkurë), në orën 09.30 pranë banesës së tij.

Ngjarja për të cilën u bë arrestimi i sotëm, ka ndodhur rreth dy javë më parë, më 25 korrik 2009, rreth orës 18.00, kur Vladimir Muhaj, në fshatin Katundishtë ka tentuar të vrasë me mjete të forta (sopatë), 21-vjeçarin E.M, po nga ky fshat.

Vladimir Muhaj, e ka qëlluar me sopatë në kokë 21-vjeçarin E.M, i cili si pasojë e goditjes ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Përmetit dhe më pas për ndërhyrje më të specializuar është transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Pas ndërhyrjes së specializuar shtetasi i dëmtuar E.M, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimi doli se krimi ndodhi për motive të dobëta. Sherri kishte nisur për një vijë uji që Muhaj ankohej te fqinji pse e kalon tek territori im.

Pas ngjarjes, më 7 gusht 2009, Gjykata e Rrethit Gjirokastër, me vendim Nr 199, ka vendosur për të, si masë sigurie Arrest në burg, për veprën penale të Vrasjes me dashje mbetur në tentativë.

Forcat e Komisariatit të Policisë Përmet thanë se kryen prangosjen e të kërkuarit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e ftohtë sopatë me të cilën 41-vjeçari akuzohet se ka bërë plagosjen e të riut E.M.

/v.d/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›