E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar plumba mbi policet

Athine

Nje shqiptar dhe nje shoku i tij jane bere protagoniste te nje ngjarjeje te rende ne Athine. Ne lagjen Paleo Faliro policet e grupit special DIAS pane nje makine te zeze ndersa brenda saj ndodheshin dy te rinj te dyshimte. Meqenese autovetura ishte afer nje supermarketi specialet vendosen te ushtrojne mbi te kontroll si zakonisht. Kur u afruan te mjeti dy personat qe gjendeshin brenda dolen jashte dhe qelluan me arme ndaj policeve. Me pas u futen ne makine dhe u larguan nga vendngjarja. Policia i ndoqi dhe disa minuta me vone teksa dy autoret braktisen makinen mundi te arrestoje njerin prej tyre qe ishte shqiptar. Nga hetimet paraprake doli se ai ishte i denuar me burg dhe kishte dale me leje disaditore ndersa e kishte thyer ate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›