Tirane rikthehet kokaina kolumbiane
Prej vitesh antidroga shqiptare arrinte te kapte vetem grame kokaine e ndoshta nuk i kishte shkuar ndermend se me nje goditje do te sekuestronte dhjete kg kokaine. Kaq jane kapur mbreme gjate nje operacioni te antidroges shqiptare ne bashkepunim me policine italiane dhe ate holandeze. Sipas te dhenave te pakonfirmuara ne nje kontejner qe vinte nga Holanda i mbushur me ushqime ishte gjetur pak vend edhe per dhjete kg kokaine kolumbiane me vlere nje milion euro.
Operacioni per sekuestrimin e kesaj sasie te konsiderueshme te lendes narkotike eshte organizuar nga tri shtete. Nga burime te besueshme mesohet se kokaina vinte nga Kolumbia nje rruge te cilen Shqiperia nuk e kishte provuar prej vitesh si treg shumice. Nga Kolumbia kokaina mendohet se ka mberritur ne Holande dhe me pas eshte nisur per tregun e Lindjes e cila njihet per prodhimin e heroines rivales se kokaines.
Droga e cilesise se larte eshte futur ne nje kontejner me ane te te cilit do te transportoheshin disa tone ushqime. Mes ushqimeve eshte gjetur edhe vendi per trafikimin e kokaines se mbeshtjelle me qellim per ti shpetuar nuhatjes se qenve antidroge ne cdo kufi qe te kalonte. Nga Holanda droga ka mberritur ne Itali ku policia ka qene ne dijeni pavaresisht se nuk dihej se kush ishte shitesi i lendes narkotike dhe nuk dihej se kush ishte pritesi i saj. Ne keto kushte ajo eshte lene qe te sillet deri ne destinacion qe mendohet se eshte Shqiperia.
Sipas te dhenave droga ka kaluar nga Porti i Durresit dhe eshte sjelle drejt Tiranes. Pikerisht ne zonen e Misto Mames ne Kombinat kane nderhyre forcat speciale duke kontrolluar kontejnerin me ushqime. Brenda tij eshte gjetur e paketuar vec sasia prej 10 kg kokaine e cila eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Menjehere eshte bere shoqerimi i dy transportuesve si dhe i tre personave te tjere te cilet mendohet se prisnin mallin dhe nuk ishin te panjohur per grupin hetimor te policise shqiptare.
Ne lidhje me hetimet policia vuri ne dukje se operacioni eshte realizuar ne bashkepunim me shtete te tjera pavaresisht se nuk u dhane shume detaje. Menjehere forcat e antidroges dhe ato te operacioneve speciale kane shoqeruar pese persona te cilet pritet qe sot te njihen me statusin e tyre perballe dyshimeve per kete sasi te lendes narkotike. Me tej policia ka vijuar me kontrolle ne banesat e te shoqeruarve si dhe me hetimet e tjera.
Kontrolli ne zonen e Misto Mames ka vijuar per disa ore nderkohe qe policia shpjegoi se ka gjetur edhe prova te tjera materiale ne lidhje me pese personat e shoqeruar. Sipas te dhenave hetimore persona te tjere jane shpallur ne kerkim si te perfshire ne kete trafik te lendeve narkotike ku behet fjale per kokaine kolumbiane e cila prej vitesh nuk ka shenuar ndonje rast ne vendin tone. Droga mendohet se arrin vleren nje milion euro nderkohe qe sot pritet te zyrtarizohen faktet dhe te sqarohet i gjithe procesi hetimor.