E Diel, 1 Nëntor 2026

32-vjecari gjendet i vdekur nga overdoza

Tirane

Nje 32-vjecar eshte gjetur i vdekur nga overdoza ne hyrje te Tiranes. Ngjarja eshte regjistruar mengjesin e djeshem nderkohe qe trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e Tiranes. Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se rreth ores 0700 disa kalimtare prane nje karburanti te Rruga e Durresit prane Laprakes kane gjetur ne nje ndertese te braktisur trupin e pajete te nje te riu. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr. 3 te cilet kane derguar personin e pajete ne morgun e Tiranes dhe kane nisur hetimet. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se ai kishte vdekur nga overdoza. Pa kaluar shume kohe eshte bere edhe identifikimi i tij i cili rezulton te jete Bledar Shkalla 32 vjec i cili banonte te rruga Pandi Dardha ne Laprake. Policia tha se ne vendin e ngjarjes jane gjetur disa shiringa te perdorura nga viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›