E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i grabitesve pranga edhe per dy adoleshente

Hetimet

Me grupin e kater grabitesve te arrestuar dy dite me pare ishin perfshire edhe dy adoleshente te cilet nuk i kane shpetuar arrestimit. Policia e Tiranes deklaroi zyrtarisht dje se gjate operacionit Bulevard jane arrestuar edhe dy 16-vjecare me inicialet H. N. dhe E. C. Nderkaq policia deklaroi se ka dokumentuar edhe pese vjedhje me dhune te gjashte te arrestuarve. Gjate ecurise se hetimeve rezulton se me date 31 tetor ne afersi te Rruges se Elbasanit ata i kane vjedhur me dhune nje shtetasi sendet e tij personale dhe po kete dite kane realizuar edhe nje grabitje ne bulevardin Deshmoret e Kombit ndaj nje gruaje duke i marre nje sere bizhuterish. Me 20 tetor dhe me 29 tetor ata kane kryer edhe dy vjedhje te tjera me dhune duke plagosur me thike dy persona. Nderkohe atyre u eshte dokumentuar edhe nje vjedhje me 17 shtator te ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›