E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukafshehti poshtë makinës, automjeti vë nën rrota 2-vjeçarin

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier. Një fëmijë 2 vjeç me inicialet J.B në fshatin Kallmi të Fierit është përplasur në rrugë nga një makinë, raporton Ora News. Mësohet se fëmija i vogël ishte futur poshtë makinës duke luajtur, ndërsa nuk është vënë re nga drejtuesi i automjetit teksa e ka nisur makinën. Vogëlushi është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t`i shpëtojë vdekjes. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›