Ndryshon drejtshkrimi i shqipes, përplasen akademikët: Veprimet u bënë mbi baza krahinore
Duket se në mënyrë të fshehtë një komision me disa akademikë e studiues ka marrë vendim për të bërë ndryshime në drejtshkrimin e shqipes. Të paktën kështu raporton Shqiptarja.com, që thotë se këto ndryshime kanë sjellë edhe përplasje të forta mes akademikëve. Mbledhja ka qenë hermetike dhe kryetari i komisionit, Jani Thomai nuk ka dhënë informacion për këtë çështje. Nënkryetari Myzafer Korkuti tha se bëhet fjalë për ndryshimin e rreth 50 fjalëve.
Iniciatorë të këtyre ndryshimeve në drejtshkrim mësohet se janë: Akademik Kolec Topalli, drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardian Marashi dhe mbështetësi kryesor është ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Kjo ka sjellë përçarje mes akademikëve në Shqipëri dhe Kosovë. Gjuhëtari Rami Memushaj thotë se këto veprime po ndërmerren në baza krahinore. Ndërsa Emil Lafe, i cili ka dhënë dorëheqjen sepse siç thotë ai këtu ka munguar ekspertiza.