Vangjel Tavo: Emërimi im ishte surprizë. Vasilin nuk e kam akuzuar për korrupsion
Share
Edhe pse i plasi buza për një post ministror, Vangjel Tavo, i cili braktisi PS-në për tu bashkuar me LSI-në, ka deklaruar se nuk e ka pasur ambicie të jetë ministër. Ai deklaroi për GSH se i ka ardhur i papritur emërimi nga Ilir Meta në postin e ministrit të Shëndetësisë. Tavo tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Petrit Vasilin, edhe pse e pati sulmuar disa herë për korrupsion. Por Tavo thotë se nuk ka pasur faj Vasili, por disa struktura brenda ministrisë. Për më tepër Tavo shton se tani Vasilin do e ketë këshilltar.