E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emina mbush 29 vjeç, pranë partnerit miliarder

SHBA- Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj ka festuar 29- vjetorin e saj. Edhe sivjet, bukuroshja e ka pritur ditëlindjen përkrah të dashurit. Ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet teksa feston me një gotë verë, por dhurata që ka marrë nuk duket gjëkundi. 

Një vit më parë, i dashuri amerikan i modeles, me të cilin ajo ka një lidhje prej katër vitesh, i dhuroi një makinë “Bentley” shumë të shtrenjtë. Në këtë pikë duhet të sqarojmë se i dashuri i Eminës është një biznesmen i njohur, pronar i një rrjeti hotelesh në Amerikë, pra një miliarder. Urime Emina!
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›