Një i dashur i ri për Dafina Zeqirin?! - FOTO

TIRANE- Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri është fotografuar pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut përkrah një djaloshi misterioz. Ata kanë ecur të përqafuar deri në hyrjen e një hoteli. Mirëpo “çifti” nuk ka qenë krejtësisht i vetëm. Prapa tyre ecnin edhe pjesëtarët e stafit të këngëtares. Nuk dihet nëse edhe djaloshi në fjalë është pjesë e ekipit të saj, por fakti që ecnin të veçuar na bëri të dyshojmë pak. Dafina ndodhej në Tiranë për realizimin e videoklipit të saj më të fundit.
Teksa xhirimet kanë mbaruar, pritet që kënga e re të shfaqet së shpejti. Po ashtu pritet që në videoklip të ketë edhe disa skena ku këngëtarja shfaqet e zhveshur, duke iu referuar disa fotove që janë publikuar ditët e fundit në rrjetet sociale. Këngëtarja e suksesshme kosovare është bërë së fundmi pjesë e një skandali të madh mediatik, pas publikimit të një materiali audio ku ajo shante disa nga koleget e skenës.
Megjithatë ajo vazhdoi të qëndrojë e fortë, duke publikuar një këngë të re në kanalin e saj në Youtube si përgjigje ndaj këtij materiali, në tekstin e së cilës u drejtohej të gjithë njerëzve që kanë dashur ta shohin keq. Pritet që kjo këngë të publikohet shumë shpejt edhe me video, ndërkohë, sa i takon këngëtares, ajo do të udhëtojë së afërmi drejt Amerikës, ku do të jetojë për disa muaj.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)