E Diel, 1 Nëntor 2026

Emine Çunmulaj, rol kryesor në 'Virgin Eyes'

Fundjavën e kaluar, të shtunën e 25 shkurtit në Los Angeles është shfaqur premiera e filmit “Virgin Eyes”, ku regjia është bërë nga Roxine Helberg. Në një nga rolet kryesore të këtij filmi shfaqet edhe modelja e famshme shqiptare, Emina Cunmulaj, raporton gazeta MAPO.

Ajo në këtë film quhet Melissa dhe është veshur në rolin e këtij personazhi që do ta provojë bukuroshen shqiptare edhe në një sfidë tjetër, atë të aktores. Ndërsa filmi tregon për një vajzë 15-vjeçare Andrea, ku luan Gigi Hadid, si dhe marrëdhënien me babain e saj, i cili është në varësi të drogës.

Të shohim se si do të pritet modelja shqiptare shumë e pëlqyer në pasarelat botërore në kinematografi, ndoshta për ta parë nesër në të tjera role edhe më të spikatura.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›