E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robbenit i jepen duart

Madrid- Arjen Robben nuk bën pjesë në planet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Merengues i kanë bërë thirrje atij që të shqyrtojë ofertat, pasi nuk do ta përfshijnë atë në projektin e tyre.

Para ardhjes së tij në krye të Realit, presidenti Florentino Perez e kishte bërë të qartë se dëshiron ta largojë kontingjentin holandez nga Santiago Bernabeu, ndërsa drejtori i përgjithshëm, Jorge Valdano, me komentin e tij të fundit ia ka bërë të qartë Robbenit që të largohet nga Merengues.

“Do të ishte më mirë, sikur Robben t’i shqyrtonte ofertat që vijnë për të”, është cituar Valdano nga “The Guardian”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›