E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emirates Cup, Arshavin heroi i Arsenalit kundër Atletikos

Protagonisti i takimit ishte padyshim sulmuesi rus i londinezëve, Andrei Arshavin, autor i të dy golave për skuadrën e Arsen Vengerit. Të tre golat e takimit u shënuan brenda harkut të tre minutave pranë fundit të takimit.

Arshavin arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 86-të. Vetëm një minutë më vonë Pacheco barazon gjithçka për spanjollët. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim është sërish Arshavin që gjen rrugën e rrjetës, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në këtë takim Arsenali arriti të marrë 5 pikë, tre për fitoren dhe 2 për golat, ndërsa Atletiko e Madridit mori një pikë, falë golit të shënuar nga Pacheco.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›