E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi, në shtator pritet kombinimi i dy viruseve

Përvoja e deritanishme e vendeve të Hemisferës Jugore, ku aktualisht është sezoni i gripit sezonal, tregon se vdekshmëria kur këto dy raste mbivendosen në organizmin e njeriut e ka kaluar 4 për qind.

Kjo do të thotë se është një vdekshmëri shumë më e lartë dhe se duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm për të marrë masat parandaluese për gripin sezonal.
 
“Mënyra më e mirë për parandalimin është aplikimi i vaksinës ndaj influencës sezonale, veçanërisht për moshat e riskut, që janë fëmijët e vegjël, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç”, sqaroi lidhur me masat mbrojtëse infeksionisti Pëllumb Pipero.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›