Një 3 vjeçari humb jetën pasi kapërdin 2 kokrra fasule
Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Spolat të Komunës Gradishtë të rrethit Lushnje. Rreth orës 11:00, djali i familjes Petova ishte duke luajtur së bashku më fëmijët e tjerë në oborrin para shtëpisë. Aty gjendeshin dhe familjarët e vogëlushit, pasi sapo kishin vjelë prodhimet e para të fasules dhe i kishin hapur nën verandë për t'u tharë.
Ndërsa merreshin me punët e ditës, pjesëtarët e familjes kanë lënë jashtë vëmendjes djalin 3-vjeçar. Fëmija ka marrë dy kokrra fasule dhe i ka futur në gojë. Sapo kanë kuptuar se fëmija kishte futur në gojë kokrrat e fasules, familjarët kanë tentuar t'ia heqin.
Një nga kokrrat i kishte kaluar poshtë vogëlushit duke i bllokuar frymëmarrjen. Pjesëtarët e familjes e kanë nisur urgjentisht fëmijën për në spitalin e qytetit të Lushnjes.
Mjekë të këtij spitali kanë deklaruar se djali 3-vjeçar, Madrid Petova kishte vdekur në banesën e tij. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore ka rezultuar se ngjarja ishte aksidentale.