E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Emri i vetëm i pranueshëm, Maqedoni

SHKUP-Nëse propozimi për emrin Maqedonia Veriore do t’i dorëzohet edhe zyrtarisht ndërmjetësit në bisedimet maqedonaso – greke Metju Nimic dhe ai këtë e miraton, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski këtë propozim do ta votojë me referendum dhe do t’u rekomandoj qytetarëve të votojnë kundër.

Gruevski ka thënë se qytetarëve do t’u propozoj emrin Maqedonia si i vetmi i pranueshëm. Këtë propozim Athina disa herë e ka refuzuar.

Idenë për emrin Maqedonia Veriore, Metju Nimic e ka prezantuar në takimin e Nju Jorkut, nga mesi i gushtit të vitit të kaluar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›