E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olsen: Ndeshje kyç për ne, shanset 50 me 50

Kombëtarja norvegjeze ka zhvilluar mbrëmë një stërvitje të lehtë ambientuese në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Duke folur për gazetarët, trajneri Egil Olsen ka thënë se ndien një përgjegjësi shtesë, kjo për faktin se vikingët kanë ardhur në Tiranë për të fituar, si mundësia e fundit për të mbetur në lojë për të shkuar në finalet e Kupës së Botës në Brazil. "Shanset për të arritur në finalet e Kupës së Botës dobësohen në mënyrë të konsiderueshme në qoftë se nuk do ta fitojmë këtë betejë, ose në qoftë se kemi për ta humbur. Do të ishte e pakuptimtë për ta zhvilluar me dyer të mbyllura trajnimin, pasi nuk druajmë se zbulojmë ndonjë gjë. Edhe vetë ekipi nuk është ende i qartë se si do të luajmë, edhe lojtarët nuk e kanë marrë vesh formacionin. Gjithçka do të mbahet sekret. Është e rrallë që ka dilema në mënyrë kaq uniforme për disa vende në formacion. Unë nuk do të zbuloj asgjë, por ama po i afrohemi vendimmarrjes së duhur. Ne na hyjnë në punë vetëm tri pikët në Tiranë. Humbja është ndoshta përshëndetja e lamtu-mirës me finalet e Botë-rorit të Brazilit, edhe pse do të na mbeten për t'u luajtur edhe katër ndeshje të tjera këtë vjeshtë. Kjo është një ndeshje e rëndësishme. Shanset për fitore janë të barabarta, 50 me 50 për të dyja palët. Ishim të pafat në Oslo, për më tepër, mendoj se Shqipëria është dobësuar nga ajo lojë, sepse ka disa mungesa të rëndësish-me", - tha Olsen.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›