Emiri i Katarit do te vizitoje Shqiperine me 18 tetor
Marredheniet diplomatike te Shqiperise me vende tradicionalisht atipike per angazhimet e saj nderkombetare do te njohin se afermi ngjarje jo pa rendesi. Nje vizite e nivelit te larte perkatesisht e Emirit te Katarit Hamad bin Khalifa Al Thani ne Tirane pritet te formalizohet ne datat 18-19 tetor duke shenuar keshtu nje nivel te ri politik si ne komunikimin me kete vend ashtu edhe me Lindjen myslimane ne pergjithesi. Al Thani eshte nje personalitet politik ne boten myslimane dhe me gjere dhe perkufizohet si progresist ne kontekstin e vleresimit te lidereve myslimane. Kjo vizite ne fakt pason disa perpjekje te qeverise shqiptare per te gjetur rruge te reja komunikimi dhe financimi nga Lindja e trajtuar se fundmi kjo me nje politike te vertete. Al Thani do te zhvilloje takime me drejtuesit kryesore te Shqiperise teksa per sa i perket dimensionit ekonomik te axhendes se tij nuk behet gje e ditur. Vizita e tij do te paraprihet nga vizita e ministrit te Jashtem te Maqedonise Nikola Poposki ne fillim te muajit tetor dhe te drejtuesit te misionit EULEX ne Kosove. Nderkohe titullari i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto ka permbyllur dje ne mbremje viziten e tij ne Meksike ku ka qene i pranishem me ftese te homologes se tij Patricia Espinosa. Ne takimin e zhvilluar mes te dy ministrave eshte folur rreth perspektives se bashkepunimit mes te dy vendeve i cili eshte pagezuar me nje hap domethenes sic ishte nenshkrimi i Memorandumit mes Akademive Diplomatike. Po keshtu Haxhinasto eshte takuar edhe me kryetarin e Dhomes se Senatoreve senatorin Jose Gonzales Morfin dhe perfaqesues te biznesit.