Imami Gabimet me dhenien e gradave ne ushtrine shqiptare
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami pranon se jane dhene grada ne menyre te pamerituar. Deklarata e ministrit u be dje gjate raportimit ne Komisionin parlamentar te Sigurise ku ceshtja e emerimeve dhe gradimeve ka shkaktuar perplasje midis mazhorances dhe opozites. Gradat dhe levizjet ne ushtri ishin dhe objekt i perplasjeve te forta mes ministrit dhe deputeteve te opozites.
Deklaratashte e vertete se Komisioni i Gradave te Gjeneraleve vendosi grada ne menyre te paarsyeshme. Dhe kur nje komision vendos ne menyre te paarsyeshme cdo kryeminister cdo minister cdo titullar shteti edhe presidenti eshte i detyruar te beje balancat e nevojshme. Ne te gjithe keto dy vite kur kam pasur ndonje rast flagrant ose kur kam pasur ndonje informacion kam nderhyre ne ceshtjet e drejtperdrejta te emerimeve apo gradave apo te kurseve tha Imami. Sipas tij ky ka qene nje problem para se te emerohej ai dhe per te menjanuar kete subjektivizem i eshte dhene e drejta shefit te shtabit qe pas vleresimit te Komisionit te Gradave te realizohet nje rishperndarje e 20 pikeve. Pikerisht dhenia e se drejtes se tij ka shkaktuar polemika mes deputeteve. Socialistet e kane cilesuar si antiligjore dhe antikushtetuese nje menyre te tille vleresimi. Rasti i fundit qe keni aktualisht neper duar per ndryshimin e struktures duket shume i nxituar dhe i paarsyeshem perderisa ne fakt ka nje proces te rishikimit strategjik te mbrojtjes te iniciuar me urdher te Kryeministrit ne prill 2011. Udhezimi i nxjerre nga ju eshte jashte boshtit ligjor antikushtetues tha socialisti Lutaj. Deputeti i PS-se uko tha se keto kritere dhe emerime behen edhe per ceshtje politike. Por nga salla deputetet e PD-se Skuqi dhe Oketa si me shaka deklaruan se edhe tesera e partise eshte kryesorja duhet. Kjo u be edhe arsye e perplasjes se mevonshme mes socialistit Gjoni dhe demokratit Oketa. Sot kemi degjuar gjema te medha te shkeljeve antikushtetuese te deklaruara nga perfaqesues te mazhorances. Ketu u tha hapur se veprimet e kunderligjshme justifikohen me nderhyrje te pastra politike. Qe ne fillim pati disa deklarime te papranueshme. Ca e pranuan se tesera e partise edhe ajo eshte e rendesishme. Kete po e shohim perdite. Ne jemi te ndergjegjshem tha Gjoni. Por menjehere ka nderhyre Oketa i cili tha se e gjitha ishte nje batute dhe se nuk mund te merrej seriozisht nje reagim i tille. Ne na lind e drejta qe te themi ketu ka kritere politike pastaj jane ose jo te verteta mund te verifikohen replikoi Gjoni. Deputeti uko ka bere prezent nje fakt se ushtaraku Perikli Koliqi ka dale i pari dhe ministri nuk ka dhene vleresimin e tij.
Ligji i SHIU-tImami beri te ditur se per draftin e SHIU-t Sherbimit Sekret Ushtarak po punohet me partneret dhe se ende nuk ka nje draft. Sikurse ju thashe mbi bazen e ketyre reformave qe jane bere ai i ligjit te SHIU-t eshte bere shume vite me perpara dhe ka nevoje ti rikthehemi. Kjo gjithmone jo per te krijuar palosje me SHISH-in por perkundrazi per te ndare me qarte me mire dhe misioni i SHIU-t do te jene Forcat e Armatosura autoritetet e komandimit. Megjithate ne sot nuk e kemi gati kete projekt per SHIU-n kur ta mbarojme si ministri ta konsultojme me aktoret e tjere po keshtu ne qeveri dhe me pas do tua paraqesim. Une shpresoj se do te jete nje projekt i mire tha Imami. Ministri i Mbrojtjes nuk ka sqaruar deklaraten e Kryeministrit Berisha per ceshtjen e SHIU-t per 21 janarin duke deklaruar se kerkonte seance me dyer te mbyllura per dicka te tille pasi ka informacione te klasifikuara. Edhe une po te them se jam plotesisht dakord me ate cfare ka thene Kryeministri por kjo nuk nenkupton implikim te SHIU-t. Po doni fakte flasin me vone pa median. Nuk e implikon ne asnje gje jashte forces se armatosur tha Imami.
KabllogrametImami nuk ka preferuar te jape komente per kabllogramet e Wikileaks duke i cilesuar si letra anonime. Nuk marr persiper te flas per Wikileaks as SHBA nuk flasin per kete nuk marr guximin te flas per kete. Per prokurimin helikoptereve mund tju them se ka qene nje procedure shume e rregullt. Nuk i jam shmangur asnje procedure jam i gatshem te flas per kete. Zoti Prenga lidhur me Wikileaks prape nuk kam ndermend te flas e dyta une asnjehere ne jeten time nuk i gjykoj njerezit me letra as me mesazhe anonime qe jane bere aq shume te modes sot tha Imami.