Emisari amerikan i procesit te paqes shkon perseri ne Lindjen e Mesme

Administrata Obama do te dergoje perseri ne Lindjen e Mesme emisarin e saj te paqes Xhorxh Micell kete jave megjithe ngecjen e procesit per shkak te nderimit te vendbanimeve izraelite. Departamenti i Shetetit tha dje se synimi amerikan per nje marreveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezeve brenda nje viti eshte i realizueshem. Korrespondenti i Zerit te Ameriks Dejvid Gollast nga informon na sjell hollesi nga Departamenti i Shtetit.
Zyrtaret e departamentit pranojne sprapsjen taktike per shkak te nbertimit te vendbanimeve por kembengulin se ajo nuk e dekurajon administraten te ndjeke rrugen e zgjidhjes me dy shtetet te konflintit ne Lindjen e Mesme deri ne fund te vitit te kaluar.
Departamenti i Shtetit u shpreh mbreme se perpjekjet per ta bindur Izraelin te perterije moratoriumin per pjesen me te madhe te vendbanimeve ne Bregun Perendimor si menyre per te rifilluar bisedimet e drejtperdrejta mes paleve kane deshtuar.
Administrata Obama i kishte ofruar Izraelit nje pakete ndihme ushtarake dhe stimuj diplomatike per te rinovuar moratoriumin qe skadoi ne shtator. Por Kryeminisrti izraelit Benjamin Netanyahu megjithese e pranoi kete ide nuk ishte ne gjendje te binde anetaret konservatore te kabinetit te tij qe ta pranonin oferten.
Oferta e Shteteve te Bashkuara per ti dhene Izraelit 20 avione luftarake F-35 ne shkembim per zgjatjen e moratoriumit edhe per tri muaj tashme eshte terhequr. Shtetet e Bashkuara do te perpiqen tani te ngushtojne divergjencat mes paleve per ceshtjet kyce perfshire kufijte e shtetit Palestinez.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Krouli tha me rastin e njoftimit te misionit Micell se ceshtja e pezullimit te vendbanimeve ka lene ne hije ceshtjet me te medha dhe se ka ardhur koha per te ndryshuar taktike.
Ne gjithmone kemi mbeshtetur negociatat e drejtperdrejta si te vetmen menyre per te arritur marreveshje dhe nepermjet saj ti jepet fund konfliktit. Kjo mbetet pikpamja jone. Ne e kemi shqyrtuar me seriozitet moratoriumin si mekanizem nepermjet te cilit ne do te benim perparimin e deshiruar. Por jemi ne nje moment qe pas perpjekjesh intensive ne kemi arritur ne perfundimin se vecanerisht ky kurs veprimi nuk do te jape rezultat. Prandaj dhe ne kemi vendosur te nderrojme drejtim.
Palestinezet kane refuzuar te vazhdojne bisedimet e drejtperdrejta me Izraelin qe u zhvilluan shkurtimisht ne shtator pa nje moratorim tjeter per ndertimin e vendbanimeve. Zedhenesi Krouli tha se Shtetet e Bashkuara nuk pranojne si te ligjshem vazhdimin e ndertimit te vendbanimeve dhe do te vazhdojne ta shprehin kete qendrim.
Para udhetimit te zotit Micell ne Lindjen e Mesme do te zhvillohen takime vecazi me negociatoret izraelite dhe palestineze. Lajmet bejne te ditur se ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak dhe negociatori palestinez Saeb Erekat do te vizitojne Uashingtonin gjate diteve te ardheshme.
Xhorxh Micell ish udheheqes ne Senatin amerikan dhe i derguari per bisedimet e paqes ne Irlanden e Veriut pritet te vizitoje shtetet aleate arabe krahas kontakteve me te dy palet per ti informuar ata per ndryshimin me te fundit te diplomacise amerikane.