Kacin i shokuar me bojkotin e Beogradit ndaj Nobelit

Vendimi i Serbise per ta bojkotuar ceremonine e dhenies se Cmimit Nobel per Paqe per disidentin e burgosur kinez Liu Xiaobo ka nxitur kritika nga veprimtaret per te drejtat e njeriut dhe Bashkimi Evropian i cili eshte shprehur i shokuar qe vendi kandidat per pranim do t146u nenshtrohet deshirave te Kines.
Ministri i jashtem i Serbise Vuk Jeremiq tha se Serbia 147i kushton kujdes ekstrem shkeljes se te drejtave te njeriut148 por marredheniet e saj te dyanshme me Kinen kane prioritet.
Serbia ka shqetesime se pjesemarrja e saj do ta zemeronte Kinen e cila e ka mbeshtetur Beogradin ne kundershtimin e pavaresise se Kosoves.
Raportuesi i Parlamentit Evropian per Serbine Jelko Kacin tha se ishte i 147shokuar148 me vendimin e Beogradit per te mos marre pjese ne ceremonine e se premtes.
147Nuk ekziston vend kandidat ose vend kandidat potencial qe ne kete menyre e manifeston bindjen148 ndaj Kines tha zoti Kacin.
Ftesat norvegjeze per pjesemarrje ne ceremoni i kane refuzuar edhe Rusia dhe Pakistani.
Grupi per te drejtat e njeriut ne Serbi Jukom tha se 147duke e bojkotuar ceremonine e ketij viti Serbia perseri po tregon se eshte larg nga sinqeriteti ne betejen per te drejtat e njeriut dhe per te gjitha vlerat e shoqerise moderne demokratike evropiane148.
Ne ceremoni nuk do te marrin pjese as aleatet e Kines sic jane Venezuela dhe Kuba fqinjet rajonale Filipinet dhe Kazakistani pastaj Arabia Saudite e te tjere.
Raportohet se ne ceremonine ne Oslo te Norvegjise nuk do te jene te pranishme as Ukraina Kolumbia Egjipti Sudani Tunizia Iraku Vietnami Afganistani dhe Maroku. /rel/