Emisari i BE-së për dialog takon Osmanin, më pas do ta takojë Kurtin

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk pritet të ketë deklarata për mediet pas takimit.
Pas takimit me Osmanin, emisari Sorensen do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në orën 11:00.
Sorensen ka marrë detyrën e ndërmjetësit të dialogut në shkurt të vitit 2025, derisa kjo është vizita e tij e tretë në Kosovë.
/Kosovapress/