E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë – Nis shkatërrimi i materialit zgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit


PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Pas shumë përpjekjeve për të futur në funksion makinën për të shkatërruar materialin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ka filluar shkatërrimi i tyre.

Edhe pse ky proces ka pasur të filluar në ora dhjetë të së mërkurës, pas gjysmë ore përpjekje ka filluar makina të punojë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi tha se sipas vendimit të KQZ-së, do të shkatërrohen fletëvotimet, formularët e rezultateve, listat e votuesve dhe materiale tjera administrative.

Ndërsa për materialin zgjedhor i cili është objekt shqyrtimi apo hetimi nga institucionet ë drejtësisë, Elezi tha se nuk do të shkatërrohet por do të ruhet deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore.

“Shkatërrimi i materialit zgjedhor është detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë e materialit që do të shkatërrohet janë fletëvotimet, formularët e rezultateve, listat e votuesve dhe materiale të tjera, përfshirë edhe ato administrative. Të gjitha këto materiale janë përdorur jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por edhe gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor, para dhe pas 9 shkurtit. Materiali zgjedhor i cili është objekt i shkatërrohet apo hetimit nga institucionet e drejtësisë, nuk do te shkatërrohet, por do të ruhet deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore. Gjithashtu, edhe një pjesë tjetër e materialit zgjedhor do të ruhet nga KQZ dhe kjo bëhet për qëllime të trajnimit të stafit, i cili do të angazhohet në proceset e ardhshme zgjedhore”, tha Elezi.

Shkatërrimi i materialit zgjedhor është detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›