E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emisioni “Dekalog” në RTSH-24, Meta: Kërkesa për shkarkim, shantazh i Kuvendit ndaj Presidentit

Presidenti Ilir Meta, në emisionin “Dekalog” në RTSH-24, deklaroi se vendimi i Kuvendit për ta shkarkuar, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ishte”shatazh ndaj kreut të shtetit”. Sipas tij, ky ishte hetimi i tretë kundër presidentit, dhe “ishte një maskaradë politike, një show”.

“Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qenë shantazh ndaj Presidentit,për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesë ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës. Nuk kam pasur asnjë shqetësim për një çështje, e cila ka qenë inekzistente, sepse jo vetëm nuk kam bërë as shkelje të rëndë dhe as të lehtë të Kushtetutës, por edhe kam qenë i bindur që ky ka qenë një proces politik. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente. Ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur, por edhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë. Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rëndë dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik, për ta përdorur si mjet shantazhi”, deklaroi Meta në emisionin “Dekalog”, në RTSH-24.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›