E Enjte, 5 Nëntor 2026

Escobar: SHBA mbështet integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro-Atlantike!

Duke folur në Senatin amerikan për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Zv.Ndihmës Sekretari i SHBA Gabriel Escobar tha se SHBA mbështet integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro-Atlantike.  Ai u shpreh se një Ballkan i integruar në Europë e bën Partneritetin Transatlantik më të fortë.

“Një Europë e lirë, e plotë, e begatë dhe në paqe mbetet në interesin jetik të Shteteve të Bashkuara dhe në thelb të politikës sonë. Ballkani Perëndimor është në qendër të këtij vizioni, megjithëse potenciali i tij ështe ende i papërmbushur. Administrata Biden është e ndërgjegjshme për këtë sfidë dhe mbetet e përkushtuar ndaj këtij rajoni, i cili është pjesë e pandashme e Europës nga ana historike, politike, kulturore dhe gjeografike.

Angazhimi ynë i gjatë diplomatik mbështet integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro-Atlantike. Një Ballkan më i fortë, i integruar në një Europë më të fortë, e bën Partneritetin Transatlantik më të fortë”, është shprehur Gabriel Escobar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›