Basha: Për inceneratorët jemi përballë PS-së dhe Sali Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, akuzoi Berishën se është bërë bashkë me Ramën për çështjen e inceneratorëve, pasi, sipas tij, “duket qartë se Partia Socialiste kërkon ta zhbëjë si çështje, ndërsa grupi i Berishës ta minimizojnë”.
“Është e qartë se jemi në 2 grupe, një pakicë e përbërë nga 2 komponentë, regjimi dhe patericat e regjimit, si dhe një parti politike përballë tyre. Gjendemi në një breshëri shpifjesh nga Partia Socialiste dhe Sali Berisha”, tha Basha. Ai tha se PD zbërtheu mekanizmin si janë vjedhur 400 mln euro.
“Fokusi ka qenë tek afera, që është vjedhja më e madhe e ndodhur në këto 30 vite. Komisioni Hetimor është i rëndësishëm, sepse ne kemi gjashtë vite e që denoncojmë. Komisioni ka bërë atë çfarë denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve nuk arrinin ta bënin të plotë, ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur këto para. Mekanizmi është i denjë për skenarët e mafies, ku të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritarë, sekretari i kryeministrisë, drejtorë të rëndësishëm”, tha Basha.