Shqipëria në OKB: Mbështesim negociatat Blinken-Lavrov

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, deklaroi se vendi ynë mbështet ftesën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për negociata me homologun rus Sergei Lavrov. Zoti Hoxha tha se situata në Ukrainë “është e paqëndrueshme”.
“Shqipëria kërkon largimin e trupave ruse që kanë pushtuar Ukrainën lindore”, tha ambasadori shqiptar.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka deklaruar sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, se ka ofruar të takohet me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Evropë javën e ardhshme.