E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emisioni “Përballë”, Nishani: Basha duhet të japë dorëheqje

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, vijon të përsërisë thirrjen për dorëheqje të kreut të PD Lulzim Basha.  I ftuar në emisionin “Përballë”, Nishani deklaroi se “nëse Basha vijon të qëndrojë në krye të partisë, vendi rrezikon të mbetet pa alternativë qeverisëse”.

“Duhet marrë përsipër humbja. Kjo është një kulturë për të cilët duhet të kultivojmë veten tonë dhe pastaj kur të jemi përballë të tjerëve, do të veprojmë me të njëjtin standard. Pati një qëndrim nga Basha, i cili refuzoi të merrte përgjegjësinë politike kur konstatoi se ishin humbur zgjedhjet. Problemi është se duhet të ketë një projekt që ta mundë Edi Ramën dhe jo ta ndryshojë atë. Mendoj që në 8 vite Basha nuk arriti të përmbushte projektet e tij për të rrëzuar Ramën. Nuk do arrijë as në 18 vite. Basha duhet të japë ndihmesën që në PD të nisë një projekt i ri. Kjo vjen kur kryetari merr përgjegjësinë politike”-  tha Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›