E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emisioni “Përballë”, Nishani: Nisma për shkarkimin e presidentit Meta, e sforcuar

Ish presidenti Bujar Nishani, thotë se nisma e socialistëve për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta, është një qëndrim i sforcuar politik. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Nishani tha se “Presidenti i Republikës nuk mund të gjykohet për shkarkimin e tij për shkak të deklaratave politike apo publike”.

“Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të kushtetutës dhe tradhëti të lartë ndaj vendit. Në këtë rast unë mendoj që është një qëndrim i sforcuar politik i mazhorancës. Mendoj që nuk është serioz.” – tha Nishani.

Sipas tij, mazhoranca nuk ka asnjë mundësi që ta çojë nismën e shkarkimit të Metës deri në fund.

“Nuk ka asnjë mundësi, se, në fund të fundit, institucioni që e shkarkon Presidentin e Republikës është Gjykata Kushtetuese. Në gjykatë shqyrtohen fakte dhe provat, jo deklaratat. Unë nuk shoh që ka prova që Presidenti ka kryer ndonjë shkelje të rëndë. ” – tha Nishani në “Përballë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›