E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sllovenia mbështet hyrjen e Shqipërisë në BE

Sllovenia, kryesuesja e radhës e BE-së shpreson që samiti i tetorit të sjelli lajme të mira si për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. 
Nga Korça, zëvendësambasadorja Milena Radenković, tha se shtetit që përfaqëson do vijojë të lobojë fort në krah të Gjermanisë dhe Portugalisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
“Pa dyshim pjesa  e Ballkanit Perendimor është një nga pjesët më të rëndësishme për ne për ta pasur të gjitha vendet e përfshira në Bashkimin Europian. Patjetër ne shpresojmë që gjatë periudhës së kryesimit tonë që zgjat nga fillimi i korrikut deri në fund të muajit dhjetor ne do të menaxhojmë të sjellim Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian. Prej muajsh ne jemi pjesë e treshes me Gjermaninë dhe Portugalinë dhe po punojmë në drejtim për të afruar Ballkanin Perendimor sa më afër Bashkimit Europian, ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë gje në mënyrë speciale me Samitin e BE të Ballkanit Perendimor të cilin do e zhvillojnë në Slloveni gjatë muajit tetor dhe padyshim që aty presim lajme të mira kryesisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” tha ambasadorja sllovene.

Zonja Radenković, shtoi se shpreson fort tek dakortësia e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.
 “Padyshim që Sllovenia pret lajme të mira por ashtu siç he ju e dini janë procedura të ndërlikuara, ne jemi shumë vende në bashkimin europian dhe duhet të gjejmë drejtimin e përbashkët, por patjetër ne si Slloveni po punojmë në këtë drejtim me ju me qeverinë tuaj dhe siç e thashë presim lajme të mira” tha diplomatja sllovene.
Zëvendësambasadorja Milena Radenković ishte në Korçë në çelje të një ekspozite me 90 punime që prezanton dizajnin bashkëkohor slloven.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›