Emisioni “Përballë” në RTSH1- HD, Shabani: “Objektivi ynë të transformojmë politikisht Shqipërinë”

Nisma Thurje nuk i ka vënë vetes një objektiv sa i përket mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Endri Shabani nga Nisma Thurje tha se “objektivi i tyre në këto zgjedhje është transformimi politik i Shqipërisë”.
“Sikur ne të kemi vetëm një deputet në parlament ne do të mund të çojmë 33 projektligjet. Objektivi jonë është që të transformojmë politikisht Shqipërinë. Pastaj se sa deputetë do të kemi në këto zgjedhje, kjo është çështje shpejtësie. Është çështje kohe, jo çështje numrash. Unë besoj që ne do të marrim mjaftueshëm deputetë në këto zgjedhje për të bërë dy gjëra. E para është për të çuar përpara 33 projektligjet që ne kemi bërë dhe e dyta për të prishur balancat e pushtetit me parlamentin. Për të sjell në parlament debat pluralizmi.” – tha Shabani në “Përballë”.