Kryeministri Rama publikon videon: Nuk është “Game of Thrones”, por Kalaja e Beratit

Ka përfunduar projekti i ndriçimit artistik të Kalasë së Beratit, ndërsa lajmin e bën me dije vetë kryeministri, Edi Rama. Në facebook ai ka publikuar një video të kapur me dron, ndërsa pamjet i krahason me ato në skenat e serialit të famshëm “Game of Thrones”. “Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, shkruan Rama.