Liderët e mirë janë asimetrikë në pamjen e tyre
Share
Njerëzit e bukur mund të kenë disa avantazhe në jetë, por ata që kanë një fytyrë asimetrike janë liderë më të mirë. Kështu të paktën pretendojnë shkencëtarët e universitetit të Birmingemit në Britani. Sipas tyre, liderët që kanë pasur një pamje asimetrike janë më të aftë për të bindur të tjerët dhe drejtojnë më mirë. Ata marrin si simbol Uinston Çërcill. Ky studim bie në kontradiktë me një mendim të përgjithshëm që ekzistonte më parë se simetria është shenjë e forcës dhe përgatitjes.