E Diel, 1 Nëntor 2026

Emocionet pas spektaklit

11/04/10 00:40

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve, BB3 e BB1, vazhdon për disa minuta e përfundon me rezultatin 3-2 për skuadrën e re, atë të BB3. Banorët dalin entuziastë nga ndeshja dhe këtë e shprehin vazhdimisht nëpër shtëpi duke komentuar edhe takimin me ish banorët e BB. Por, edhe prania e pianos i bën më të gëzueshëm banorët. Ata ulen të gjithë me radhë duke improvizuar dicka, sa për ta provuar atë. Miri dhe Erioni ulen në piano e duke luajtur në të, këndojnë e recitojnë disa vargje të menduara aty për aty, duke krijuar një atmosferë vërtetë humoristike. Domenika është ajo që fillon të luajë në piano pjesë të ndryshme, ndërsa Erioni dhe Manal e shoqërojnë me kërcim. Seldi afrohet pranë Domenikës dhe të dy përpiqen të improvizojnë dicka, Domi krijon muzikën, Seldi këndon.
Në dhomë, Klodi rri tepër i mërzitur. Manal shkon pranë tij dhe ai fillon ti tregojë për nipërit që takoi. Klodi tregon se i bëri shumë përshtypje njeri prej tyre i cili filloi të qajë sapo e pa. Ndërsa tregon, Klodi preket dhe qan sërish duke folur vetëm për të fjalët më të mira e duke treguar dashurinë e madhe që ka për të.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›